Mitet

Mitologjia shqiptare është një përzierje unike e besimeve pagane, ndikimeve ilire dhe elementeve të krishtera dhe islame. Ajo përfshin figura mitike, krijesa mbinatyrore dhe histori legjendare që janë trashëguar brez pas brezi.

Figurat kryesore në mitologjinë shqiptare:

Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e bukur dhe luftarake, e cila jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). Fq. 1492 e Fjalorit te Shqipes se Sotme. E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes se Malcis. Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur.

Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te keqinjte i ndeshkon. Fq 897 e F.SH.S. Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire. Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS': Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana, Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'. Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores e Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia.

Bushi - Qenie e perfytyrohet si kafshë, e cila, sipas besimeve, jetonte neper keneta dhe ndillte shi duke uleritur. Fq. 156 FSHS.

Gishtoja - Personazh i perrallave popullore, qe perfytyrohet si femije i zgjjar ose si njeri me trup te vogel, por i shkathet. Fq. 398 FSHS. Ne fjalor haset edhe sinonimi i Gishtos: Kocomiu.

Katallani - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si njeri i eger, ne shtat vigan e me nje sy ne balle, i cili hante njerez. Fq. 555 FSHS. Ne fjalor jepet edhe sinonimi i Katallanit, qe eshte Ciklopi.

Gersheteza - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si nje vajze e bukur e me floke te gjate, e cila rrinte me lumenj e liqene dhe dilte nganjehere ne breg per t'u krehur. Fq. 386 FSHS. Fjalori jep edhe sinonimin e saj: Floçka. Kjo figure haset ne perrallen me te njejtin titull, qe gjendet te Libri "Perralla shqiptare".

Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te keqija. Fq. 1304. Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe te Lahutes.

Vitore - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si nje gjarper me brire te arte dhe qe besohej se pillte ar e sillte lumturi aty ky shkelte; kafshe qe perfytyrohet si nje gjarper i shkurter e i trashe, i bukur e pa helm dhe qe besohej se rrinte ne vrimat e mureve, ruante shtepine e i sillte kesaj mbaresi. Fq. 1464 FSHS. Eshte e njohur nje kenge popullore shqiptare, "Vitore t'u befte nena!"

Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te keqija. Fq. 2472 FSHS. Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me te njejtin titull, faqe 623 aty.

Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb njerezit.

Syblujti
Dragoi i syrit te kaltër
Gjalpri
Gjarpri dhe Shqiponja
Zana
Zana
Lugati
Lugati