Fjalët e urta, proverbat

Fjalet e urta, jane fjale ose norma te krijuara nga populli, te cilat tregojne te vertetat ne jeten e perditshme, me ane te kuptimeve figurative.Fjalët e urta njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Mendimet dhe gjykimet e fjalëve të urta kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së popullit. Për këtë arsye populli i quan ato dhe fjalë të moçme ose fjalë ari. Po për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme. Sigurisht, kjo është e drejtë për shumicën e rasteve, por jo për të gjitha rastet. Disa fjalë të urta dhe mendime që ato bartin, u përkasin periudhave të caktuara historike. Fjalët e urta e shprehin mendimin e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë. Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri këmbët sa ke jorganin. Disa fjalë të urta e shprehin mendimin drejtpërdrejt, kurse të tjerat në mënyrë të tërthortë, figurative. Kur thuhet puna të jep shëndet, shprehja përdoret me kuptimin e saj të parë të zakonshëm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshë, shprehja ka kuptimin se e vërteta s’mund të fshihet. Në rastin e parë arti i proverbit qëndron te mprehtësia dhe drejtësia e mendimit, te aftësia për ta shprehur mendimin me sa më pak fjalë. Në rastin e dytë, veç këtyre, kërkohet dhe aftësia për të gjetur figurën e duhur. Populli është treguar shumë i talentuar në gjithë këto drejtime. Për të shprehur mendimin në mënyrë figurative, populli në fjalët e urta përdor më shumë metaforën, alegorinë dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni në thes. Në gjithë rastet mendimi shprehet në mënyrë përgjithësuese. Për këtë arsye fjalët e urta pëlqejnë shumë fjalitë mungesore, mënjanojnë fjalët që nënkuptohen. Veç kësaj, tek ato ideja nuk del nëpërmjet shtjellimit të një subjekti. Ato janë vetë ideja. Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tërheq vëmendjen për qëndrimin që duhet mbajtur kundër armikut, kundër së keqes në përgjithësi e kundër njerëzve kokëfortë. Prandaj për të ditur kuptimin e saktë të çdo fjale të urtë, duhet të mbahet mirë parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet. Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme. Proverbat kapin çështje që i kanë dalë popullit që në kohët e hershme e gjer në ditët tona, prandaj janë enciklopedi e filozofisë popullore. Temat kryesore që trajtojnë janë: 1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundër armiqve të tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenë si shqiponja folenë; Darov’ e armikut- o helm, a thikë. 2. Marrëdhëniet shoqërore (varfëria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundër padrejtësisë): I varfëri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafën, prite zverkut. 3. Familja: Burrë e grua – mish e thua; Kur s’do nënën e babanë, asnjeri s’ta ka sevdanë. 4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi në punë, shfrytëzimi i kohës së punës, zanatet): Këmbëpërbaltja – gojëpërmjaltja; Lëmyshku bren gurin, përtimi fik burrin; Fjala e gjatë bën ditën e shkurtër. 5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi): Një krimb than një lis; E drejta dërrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do të arrijë në plehrat.

Kutia 1

Drunë e shtrembër e djeg zjarri.

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.

Njerëzit që s'kanë frikë të flasin, s'kanë frikë as të vdesin.

Ajo që ke frikë të gjen.

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

Ai që hyn në lumë edhe do laget.

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.

Frika nuk e len lepurin me u majtë.

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

Gozhda nxjerr goxhdën.

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË

Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË

Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG

Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG

Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË

Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR

Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË

Jeta gjithmon te jep nje mudesi te dyte ajo eshte e nesra.KOSOVË

Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë. Rr. Haradinaj/Prishtinë

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË

Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN